Gjergj Vyshka 06.03.2016 08:45
Janë luajtur dje të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra dhe trajneri i të kuqeve të Partizanit, Roland Tarja, në mënyrë të habitshme ka vendosur që të luajë me rezervat përballë kampioneve të Barleti Volejit të homologut Hasan Gurabardhi, që nuk kanë bërë asnjë lëvizje në shtatëshe.
Barleti Volej ka fituar Partizani 3-0 (25-3, 25-5, 25-6), që në total ka shënuar vetëm 14 pikë, prej të cilave 6 vetë dhe 8 pikë kanë ardhur nga gabimet e kampioneve. Ndërkohë, Tirana ka mbaruar punën për një orë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, teksa ka fituar pastër 3-0 ndaj Vllaznisë vendëse.
Elbasani është mundur pastër nga Skënderbeu 0-3, ndërsa në takimin e fundit të javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar të Volejboll për Femra dhe Teuta ka fituar 3-0 në Durrës ndaj Flamurtarit, duke mbajtur gjallë shpresat e vakta për një vend në “play-off”-in për titullin “kampion”.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 10-të
(5 mars 2016)
Barleti Volej – Partizani 3-0
Elbasani – Skënderbeu 0-3
Vllaznia – Tirana 0-3
Teuta – Flamurtari 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-1 30
- Tirana 10 9 1 28-3 27
- Skënderbeu 10 8 2 24-10 22
- Partizani 10 5 5 15-19 15
- Teuta 10 4 6 15-19 13
- Vllaznia 10 3 7 12-21 10
- Elbasani 10 1 9 5-27 3
- Flamurtari 10 0 10 1-30 0