Gjergj Vyshka 06.03.2016 07:55
Skënderbeu pa dy titullare, motrat Valbona dhe Anjeza Popa, tashmë të larguara nga korçaret, ka arritur sërish të fitojë madje bindshëm ndaj Teutës, duke e mposhtur dje pastër me shifrat e thella 5-0.
Në ndeshjet e tjera të javës së dhjetë të kampionatit të femrave në futboll, Tirana AS ka fituar 3-1 në fushë të huaj ndaj Juban Danjës. Tirana AS, që drejtohet nga trajneri Gega, ka luajtur me këtë formacion: Deda, Beqiraga, Aliu, Tota, Kolgjini, Sallahi, Kotarja, Vishkulli, Leba, Koldashi dhe Kodra.
Në pjesën e dytë janë aktivizuar dhe Fari e Muho. Dhe golat për Tiranën janë shënuar nga Kodra, Koldashi dhe Vishkulli. Sakaq Kinostudio, edhe pse ishte mundur një javë më parë në finalen e Kupës së Shqipërisë nga Vllaznia, 0-6, dje ka gjetur forca për të mundur Akademinë Ajaks Schools.
8-0 ka qenë rezultati përfundimtar për vajzat e Gëzim Gjonpalit, ndërsa në pjesën e parë AAS ka pasur dhe raste shënimi, të cilat i ka humbur. Ndërkohë një rezultat interesant ka ardhur nga ndeshja The Door-Apolonia 1-1.
Trajneri i fierakeve, Arben Ymeraj, ka pasur pretendimet e tij, ndërsa për Sport Ekspres do të deklaronte: “Gjykimi la shumë për të dëshiruar. Na janë mohuar dy 11-metërsha, ndërsa The Door ka barazuar me një 11-metërsh të paqenë në të 80-ën minutë”.
Dhe në fund, Vllaznia ka fituar 10-0 me Dajtin e kështu Kampionati Kombëtar i Futbollit të Femrave është kthyer me “goleadë” në fazën e dytë, 29 gola të shënuar në pesë ndeshjet e javës së 10-të.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 10-të
(6 mars 2016)
Juban Danja – Tirana AS 1-3
Vllaznia – Dajti 10-0
Skënderbeu – Teuta 5-0
AAS – Kinostudio 0-8
The Door – Apolonia 1-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 10 10 0 0 84-1 30
- Kinostudio 10 8 0 2 54-13 24
- Tirana AS 10 6 1 3 38-18 19
- Apolonia 10 6 1 3 33-16 19
- The Door 10 5 3 2 26-15 18
- Skënderbeu 10 5 0 5 22-23 15
- Juban Danja 10 4 1 5 22-19 13
- AAS 10 2 0 8 8-59 6
- Teuta 10 1 0 9 9-50 3
- Dajti 10 0 0 10 2-84 0