AlbanianSport.com 27.02.2016 07:55
ASNN – Është luajtur dje ndeshja e parë e javës së 12-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Skënderbeu ka arritur një fitore “in-extremis” në kryeqytet ndaj Studentit
Korçaret, mjeshtre të 3-pikëshave, 9 të tilla në 40 minuta, ia kanë dalë të përmbysin disavantazhin prej 12 pikësh dhe më pas të fitojnë të gjithë ndeshjen vetëm me një pikë diferencë, 64-63 kundrejt vajzave të trajneres Mitku.
Tri takimet e tjera të kësaj jave luhen sot dhe, duke nisur nga ora 11:00, Flamurtari pret në Vlorë Kamzën, ndërsa një orë më vonë, Goga Basket përballet në fushën e vet, në Durrës, me Vllazninë.
Takimi i fundit i javës së 12-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra është ai që nis në ora 16:00 në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, midis Elbasanit vendas dhe Tiranës.
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Femra
Java e 12-të
(26-27 shkurt 2016)
Të premten:
Studenti – Skënderbeu 63-64
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 11:00
Goga Basket – Vllaznia ora 12:00
Elbasani – Tirana ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 11 11 0 834-648 22
- Goga Basket 11 8 3 822-690 19
- Tirana 11 7 4 788-716 18
- Vllaznia 11 7 4 768-710 18
- Skënderbeu 12 6 6 835-842 18
- Studenti 12 3 9 661-827 15
- Kamza Basket 11 3 8 560-632 14
- Elbasani 11 0 11 607-809 11