AlbanianSport.com 06.09.2017 17:05
ASNN – Përtej jehonës së Kombëtares, por edhe Superkupës, Skënderbeu e nisi me Kupën e Shqipërisë garën për këtë sezon.
Skuadra korçare mundi Mamurrasin me rezultatin 8-0 në përballjen e parë të luajtur të mërkurën në Korçë.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi edhe afrimet e merkatos së verës për këtë sfidë dhe ata patën mundësi të shpalosin aftësitë e tyre ndaj një kundërshtari inferior.
Ndeshja e kthimit duket se do të jetë një formalitet për korçarët, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe 6 në të dytën. Muzaka dhe Soue shënuan nga dy gola secili.
Skënderbeu luajti më herët këtë takim, pasi kalendari është më i ngjeshur për shkak të pjesëmarrjes në grupet e Ligës së Evropës.