Gjergj Vyshka 02.04.2016 13:30
Kamza Basket dje ka fituar me vështirësi ndaj Skënderbeut në basketboll për femra. Madje është dashur futja në lojë e veteranes Aida Vata, e cila është në një gjendje shëndetësore jo të mirë, që Kamza Basket të fitojë ndeshjen.
Deri në pjesën e tretë, gjithçka ka qenë nën kontrollin e kamzalijeve. 13-10, 19-13 dhe në pushim 32-23. Më pas, Kamza Basket ka fituar dhe pjesën e tretë 14-13 dhe në total kryeson me rezultatin 46-36.
Por situata nuk është e lehta aq sa duket, ndërsa Skënderbeu ka fituar periodën e katërt, me shifrat 5-11. Veçse fati i ka buzëqeshur Kamza Basket, e cila e ka fituar këtë ndeshje me rezultatin e përgjithshëm, 51-47.
Kamza Basket – Skënderbeu 51-47
(13-10, 19-13, 14-13, 5-11)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 17-të
(1-2 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 51-47
Të shtunën:
Flamurtari – Studenti (ora 11:00)
Elbasani – Vllaznia (ora 14:00)
Goga Basket – Tirana (ora 16:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 17 17 0 1310-1049 34
- Goga Basket 16 12 4 1294-1026 28
- Tirana 16 10 6 1162-1104 26
- Vllaznia 16 9 7 1118-1067 25
- Skënderbeu 18 6 12 1144-1256 24
- Studenti 16 6 10 915-1074 22
- Kamza Basket 17 5 12 885-1033 20
- Elbasani 16 1 15 1022-1197 17