AlbanianSport.com 07.12.2014 07:50
ASNN – Janë luajtur dje të gjitha ndeshjet e javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe padyshim ka spikatur fitorja 68-56, që Apolonia ka korrur në Durrës ndaj Flamurtarit.
Fieraket e drejtuara nga trajneri Astrit Greva u kanë shkaktuar vlonjateve humbjen e parë në këto 9 javë kampionat, duke i marrë njëkohësisht edhe kreun e renditjes, ku tashmë janë në kuotën e 14 pikëve.
Kampionet në fuqi, të drejtuara nga trajneri Viron Toska, janë një pikë më prapa, në vendin e dytë, por tashmë ndjejnë edhe presionin e Tiranës, e cila shpartalloi Përmetin debutues në këtë sezon, duke e mundur me epërsinë 70-pikëshe, 125-55.
Bardheblutë ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t, me nga 12 pikë, me Skënderbeun, që dje fitoi 73-63 në Elbasan ndaj skuadrës vendase. Studenti, që këtë javë ishte pushim për efekt kalendari, mban vendin e 5-të, me 11 pikë.
Në takimin e fundit, Vllaznia nuk ka patur shumë probleme për të mundur në shtëpi Kamza Basketin, me shifrat 71-43.
ELBASANI – SKËNDERBEU 63-73
(15-25, 14-15, 12-21, 22-12)
ELBASANI: Gjata, Rusta, A. Xhyra, J. Sylenji, Qosja / M. Sylenji, Ahmetaj, Zenunaj, K. Xhyra, Lushnjari, Miftari, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
SKËNDERBEU: Aliu, Qyreli, Doja, Gjika, Aris / Hysenllari, Jahollari, Leska, Llazari, Papa, Shallo, Toska, Yzeiri. Trajner: E. Papa
GJYQTARË: E.Hoxhaj (Vlorë), G. Basho (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 9-të
(6 dhjetor 2014)
Vllaznia – Kamza Basket 71-43
Tirana – Përmeti 125-55
Elbasani – Skënderbeu 63-73
Apolonia – Flamurtari 68-56
Studenti Pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 7 7 0 574-416 14
- Flamurtari 7 6 1 496-404 13
- Tirana 7 5 2 573-427 12
- Skënderbeu 7 5 2 497-421 12
- Studenti 7 4 3 455-451 11
- Vllaznia 8 2 6 532-555 10
- Elbasani 7 2 5 470-573 9
- Kamza Basket 7 1 6 392-481 8
- Përmeti 7 0 7 335-642 7