AlbanianSport.com 30.04.2016 17:50
ASNN – Pas tri humbjeve radhazi, Laçi është kthyer tek fitorja dhe këtë e ka bërë në shtëpi në sfidën përballë Vllaznisë. Shkodranët kaluan të parët në epërsi me Markun në minutën e 15-të, por kurbinasit reaguan 7 minuta më vonë me Nimanin.
Por Cetkoviçi në minutën e 29-të vulos rezultatin 2-1 të pjesës së parë. Në të dytën Nimani gjen sërish rrjetën, ndërsa në minutat e fundit, goli i Pjeshkës shërben vetëm për statistikë për shkodranët.
Tri pikët e marra e largojnë skuadrën laçiane nga ujërat e turbullta të fundit të tabelës së renditjes, duke lënë në këtë vallë 4 javë nga fundi i kampionatit të këtij sezoni, Vllazninë dhe Flamurtarin.
Ndërkohë, në orën 19:00 luajnë dy kryesueset e kampionatit. Skënderbeu i vendit të parë pret në Korçë Tërbunin, ndërsa Partizani luan në Tiranë ndaj Bylisit, me sy e veshë nga Sadiumi “Skënderbeu”