Luhen të parat e gjysmëfinaleve, Tirana & Skënderbeu korrin fitore

Share Button

AlbanianSport.com 21/02/2024 18:25

ASNN – Volejboll, luhen takimet e para të gjysmëfinaleve. Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu dhe Tirana hedhin hapin e parë tek femrat. Janë luajtur të mërkurën dy takimet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, duke përvijuar edhe dy skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën në finale për trofeun e madh. Tirana dhe Skënderbeu mposhtën përkatësisht Pogradecin dhe Partizanin, ndërsa ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve luhen pas një jave.

Veprimtaria e dytë e volejbollit të femrave në vend, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të mërkurën dy takimet e para të gjysmëfinaleve, duke përvijuar edhe dy skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën në finale për trofeun e madh. Dhe këto dy skuadra me shumë gjasa do të jenë Tirana dhe Skënderbeu, teksa dy rivalet mposhtën në takimet e para të gjysmëfinaleve përkatësisht Pogradecin dhe Partizanin.

Në ndeshjen e luajtur më herët të mërkurën, Tirana e ka mbyllur gjithçka në 3 sete ndaj liqenoreve, teksa e ka fituar setin e parë dhe atë të 3-të me të njëjtat shifra, 25-16, ndërsa atë të dytin 25-21. Ndërkaq, më vonë, në takimin e luajtur në Sallën Sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, janë dashur të luhen 5 sete për të përcaktuar fituesen midis Partizanit dhe Skënderbeut.

Është skuadra kryeqytetase që e fiton setin e parë me shifrat 25-23, por korçaret e trajnerit Orlando Koja kundërpërgjigjen, duke e fituar setin e dytë 25-22 dhe atë të 3-tin 25-23 dhe duke përmbysur kështu gjendjen e seteve në favor të tyre. Sidoqoftë, Partizani i trajneres Amarilda Prenga kundërpërgjigjet dhe e fiton setin e 4-t 25-21, duke e çuar kështu gjithçka në setin e 5-të dhe të fundit.

Aty ku janë korçaret që mbizotërojnë, duke e fituar atë 15-8 dhe gjithë ndeshjen 3-2 me sete e duke hedhur kështu një hap drejt vendit në finalen e madhe për trofeun e Kupës. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve luhen pas një jave dhe Tirana pret në kryeqytet Pogradecin, ndërsa Partizani është mysafir në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh