Gjergj Vyshka 16.12.2015 07:55
Pasi ka përfunduar faza e parë si për meshkuj, ashtu dhe për femra, atje ku Barleti Volej për vajza dhe Tirana për djem janë “kampionë dimri”, tashmë është radha për trofeun e dytë të rëndësishëm, Kupës së Shqipërisë, që dje ka ngritur siparin e fazës së saj çerekfinale, që luhet me sistem grupi.
Vllaznia ka dhuruar surprizën në ditën e parë, pasi të besuarat e trajneres Sadije Goga kanë bërë një nga ndeshjet e tyre më të mira të këtij sezoni, ndërsa duke fituar dje ndaj Partizanit me shifrat 3-1, në takimin e vlefshëm për grupin B, kanë hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin në gjysmëfinale.
Një shans ky që mungon prej më shumë se disa vitesh për vajzat shkodrane. Ndërkaq, po për këtë grup, Tirana e ka mundur pa shumë probleme në 3 sete Flamurtarin në ndeshjen e parë, ndërsa përballë ka pasur një kundërshtar që vazhdon të mos jetë në formën që pritet.
Ndërkohë, Barleti Volej dhe Teuta janë të sigurtë që në hapat e para për t’u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Thuhet kështu sepse i kanë fituar ndeshjet e tyre të para, ndërsa grupi A është duke i zhvilluar takimet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës çerekfinale
Grupi A
(“Ramazan Njala” – Durrës)
Të martën:
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Teuta – Skënderbeu 3-0
Të mërkurën:
Elbasani – Skënderbeu ora 16:00
Barleti Volej – Teuta ora 18:00
Të enjten:
Skënderbeu – Barleti Volej ora 16:00
Teuta – Elbasani ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 1 1 0 3-0 3
- Teuta 1 1 0 3-0 3
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Skënderbeu 1 0 1 0-3 0
Grupi B
(“Fahrie Hoti” – Tiranë)
Të martën:
Tirana – Flamurtari 3-0
Partizani – Vllaznia 1-3
Të mërkurën:
Tirana – Partizani ora 16:00
Flamurtari – Vllaznia ora 18:00
Të enjten:
Partizani – Flamurtari ora 16:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 1 1 0 3-0 3
- Vllaznia 1 1 0 3-1 3
- Partizani 1 0 1 1-3 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0