AlbanianSport.com 03/11/2021 12:55
ASNN – Do të luhen këtë të mërkurë ndeshjet e para të turit tëdytë të Kupës së Shqipërisë, ku 16 skuadrat që kanë kaluar në këtë fazë do të zbresin në fushën e lojës për t’u përballur me njëra-tjetrën. Janë gjithsej 8 sfida dhe 7 prej tyre do të luhen duke nisur nga ora 14:00, ndërsa ndeshja më interesante e kësaj faze mes Dinamos dhe Tiranës do të nisë në ora 16:45.
Në grupin A, Korabi do të përballet në shtëpi me Teutën e trajnerit Edi Martini, ndërsa Partizani i trajnerit Ilir Daja do të luajë në fushën e Besëlidhjes. Drejt Mallakastrës do të udhëtojë Skënderbeu, që do të luajë një sfidë mjaft interesante ndaj Bylisit, ndërsa ora 16:45 rezervon derbin e kryeqytetit, midis Dinamos dhe Tiranës që do të luhet në Stadiumin “Arena Kombëtare”.
Në ora 14:00 do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupit B. Laçi do të luajë në Berat kundër Tomorit vendas, ndërsa shkodranët e Vllaznisë, të drejtuar nga trajneri gjerman, Tomas Brdariç, do të udhëtojnë drejt Pogradecit. Kukësi do të sfidojë në Rrogozhinë Egnatian e trajnerit Gugash Magani, ndërsa Kastrioti do të masë forcat në Vlorë me Flamurtarin.
Kupa e Shqipërisë
Turi i 16-shes
Grupi A
Të mërkurën, 3 nëntor 2021:
Korabi – Teuta (14:00)
Besëlidhja – Partizani (14:00)
Bylis – Skënderbeu (14:00)
Dinamo – Tirana (16:45)
Grupi B
Të mërkurën, 3 nëntor 2021:
Tomori – Laçi (14:00)
Pogradeci – Vllaznia (14:00)
Egnatia Rrogozhinë – Kukësi (14:00)
Flamurtari – Kastrioti (14:00)