AlbanianSport.com 22.04.2015 07:35
ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, pritet të zgjidhë sot pasdite enigma e finales, pasi të katër skuadrat luajnë shanset. Në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, Tirana dhe Laçi janë ndarë në barazim pa gola në takimin e para dy javëve. Në të tilla kushte gjithçka mbetet për t’u zgjidhur sot, në ndeshjen e kthimit, e cila luhet në Stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 15:30.
Ndërkohë, Pero Pejiç, shënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 24 gola, i ka dhënë Kukësit fitoren në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goli i tij ka vlejtur i çon verilindorët me një epërsi minimale në ndeshjen e kthimit ndaj kampionëve në fuqi. Kjo ndeshje do të luhet në Stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, duke nisur nga ora 17:30.
Ajo që i bën më intriguese këto gjysmëfinale, është fakti se 4 skuadrat gjysmëfinaliste janë midis 5 vendeve të para të renditjes së Kategorisë Superiore, ndërsa Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana janë përfshirë në një betejë të ethshme për titullin “kampion”.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet:
Ndeshjet e kthimit:
(22 prill 2015)
Të mërkurën:
Laçi – Tirana ora 15:30 (0-0)
Stadiumi i Laçit
Skënderbeu – Kukësi ora 17:30 (0-1)
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë