AlbanianSport.com 26.09.2015 13:50
ASNN – Me takimin midis Tërbunit dhe Partizanit, që ka nisur të luhet në ora 13:00 në Stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, ka ngritur siparin java e 5-të e Kategorisë Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Kjo javë vijon me takimin e orës 16:00, atë midis Bylisit dhe Skënderbeut, që do të luhet në Stadiumin “Adush Muça”. Takimi i tretë i së shtunës është ai i mbrëmjes, midis Tiranës dhe Teutës, që do të luhet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Ky takim do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kjo ndeshje vë përballë Tiranën e vendi të 6-të, që ka marrë vetëm 5 pikë në 4 javët e para dhe Teutën e vendit të 3-të, që ka grumbulluar 9 nga 12 pikët e mundshme deri më tani.
Java e 5-të vijon të dielën me dy takimet e fundit dhe, duke nisur nga ora 13:00, Vllaznia pret në Pukë Laçin, ndërsa duke nisur nga ora 16:00, Flamurtari është mysafir në Kukës, ku do të ndeshet me skuadrën vendase.
Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Skënderbeu, me pikë të plot, 12, pas 4 fitoreve radhazi në këto javë të para, i ndjekur nga Partizani, me 10 pikë, Teuta me 9 dhe Kukësi e Laçi, me nga 6 pikë secila.
Kategoria Superiore
Java e 5-të
Të shtunën, 26 shtator 2015:
Tërbuni – Partizani (13:00)
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
Bylis – Skënderbeu (16:00)
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Tirana – Teuta (19:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Të dielën, 27 shtator 2015:
Vllaznia – Laçi (13:00)
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
Kukësi – Flamurtari (16:00)
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 4 4 0 0 6-1 12
- Partizani 4 3 1 0 7-3 10
- Teuta 4 3 0 1 6-4 9
- Kukësi 4 2 0 2 5-3 6
- Laçi 4 1 3 0 5-3 6
- Tirana 4 1 2 0 4-4 5
- Flamurtari 4 1 1 2 3-3 4
- Tërbuni Pukë 4 1 0 3 4-7 3
- Bylis Ballsh 4 0 1 3 1-7 1
- Vllaznia 4 0 0 4 1-7 0