Luhen gjysmëfinalet e para, fiton Kukësi, “paqe” në Gjirokastër

Share Button

AlbanianSport.com 24/04/2019 19:20

ASNN – Kukësi fiton gjysmëfinalen e parë me Skënderbeun, Luftëtarit nuk “i ndez” në Gjirokastër përballë Tiranës. Kukësi fitoi gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, të cilin e mundi në stadiumin e Kamzës me rezultatin 2-1. Ishte fillimisht Rexhinaldo që realizoi golin e parë në minutën e 20-të, duke i dhënë epërsi skuadrës së trajnerit Ernest Gjoka. Ky i fundit ishte shprehur që para ndeshjes se i kishte shpresat tek sulmuesit Rexhinaldo e Shkurtaj.

Ishte pikërisht ky i fundit që realizoi golin e dytë për Kukësin në fillim të pjesës së dytë, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë. Por goli që shënoi Dejvi Bregu në minutën e 70-të rihapi ndeshjen, duke e bërë enigmatik fundin e takimit. Në fakt, rezultati nuk pësoi ndryshim deri në fund dhe Kukësi fitoi 2-1, duke bërë një hap drejt kualifikimit për në finale. Por goli i Bregut që shënoi në fundin e ndeshjes e ndihmon Skënderbeun të shpresojë për duelin e kthimit.

Ishte pikërisht ky gol që bëri edhe trajnerin Shehi të jetë optimist, pasi në daljen para gazetarëve pas takimit në Kamzë tha se në duelin e  kthimit në Korçë do të tentonin ta përmbysnin Kukësin dhe se skuadra e tij kishte shanse të mira. Ndërkohë, në Gjirokastër Luftëtari e Tirana u kujdesën si të mbroheshin mirë, pa dhënë “shkëndija” në sulm, duke bërë ta mbyllin në barazim 0-0. Luftëtarit nuk i “ndezi” aspak sulmi në këtë ndeshjesdhe ishte shumë larg pritshmërive.

Por edhe vetë asaj që kjo skuadër ka treguar në kampionat. Edhe Tirana pati probleme në lidhjen e lojës, por rezultati e favorizon për duelin e kthimit. Dihet që bardheblutë kryeqytetas e kanë Kupën si shpëtim sezonal, ndërkohë që me Luftëtarin do të ketë në fundjavë një tjetër duel, po në Gjirokastër, por këtë herë në kuadër të javës së 31-të të kampionatit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh