AbanianSport.net 25.10.2015 08:35
ASNN – Flamurtari në basketboll për femra jo vetëm që vazhdon të fitojë, teksa të njëjtën gjë e ka bërë edhe dje paradite në fushën e vet kur ka mundur Skënderbeun, por duket se s’ka kundërshtar edhe këtë sezon.
Skuadra e trajnerit Viron Toska fitoi 89-63 dhe tashmë kryeson me pikë të plota, 8, pas 4 javësh kampionat. Në vendin e dytë, me një pikë më pak, është Tirana, që ka fituar me vështirësi me Studentin, 68-62, në ndeshjen e së premtes.
Ndërsa në vendin e tretë është ngjitur Vllaznia, e cila ka mundur Elbasanin me rezulatin 63-79 në takimin e zhvilluar në Pallatin e sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit. Shkodranet kanë 6 pikë, po aq sa Skënderbeu.
Në vendin e pestë, me 5 pikë, renditet Goga Basket, e cila e luan sot ndeshjen e saj të javës së 4-t ndaj Kamza Basket, e cila ndan fundin e renditjes me Elbasanin, me nga 4 pikë secila.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e katërt
(23-25 tetor 2015)
Të premten:
Studenti – Tirana 62-68
Të shtunën:
Flamurtari – Skënderbeu 89-63
Elbasani – Vllaznia 63-79
Të dielën:
Goga Basket – Kamza Basket ora 11:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 4 4 0 333-208 8
- Tirana 4 3 1 266-249 7
- Vllaznia 4 2 2 265-245 6
- Skënderbeu 4 2 2 280-278 6
- Goga Basket 3 2 1 213-188 5
- Studenti 4 1 3 215-298 5
- Kamza Basket 3 1 2 96-129 4
- Elbasani 4 0 4 162-235 4