AlbanianSport.com 16.10.2016 10:35
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që, përbëhet nga 9 ekipe dhe, për efekt kalendari, Skënderbeu është pushim në javën e parë, i ka luajtur të shtunën dy ndeshjet e tjera të premierës.
Me vetëm pesë lojtaret e formacionit bazë Vllaznia e Rashës e ka pasur shumë të vështirë të përballojë bardheblutë, që në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës kanë fituar në sekondat e fundit 59-58.
Në takimin tjetër të së shtunës, Goga Basket ka fituar pa shumë probleme ndaj Apolonisë, duke triumfuar me shifrat bindëse 108-52 dhe duke marrë kreun e renditjes, së bashku me Studentin, Flamurtarin dhe Tiranën.
Dy ndeshjet e para të javës së parë janë luajtur të premten dhe Elbasani është mundur në shtëpi nga Flamurtari. Vlonjatet kanë fituar me një diferencë të konsiderueshme pikësh përballë elbasanasve, në shifrat 53-69.
Në takimin tjetër të zhvilluar të premten, Studenti e ka nisur mbarë sezonin, teksa në Sallën Sportive të Bathores ia ka dalë të sigurojë një fitore të thellë përballë vendaseve të Kamza Basketit, me plot 29 pikë diferencë, 78-49.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e parë:
(14-15 tetor 2016)
Të premten:
Elbasani – Flamurtari 53-69
Kamza Basket – Studenti 49-78
Të shtunën:
Goga Basket – Apolonia 108-52
Vllaznia – Tirana 58-59
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 1 1 0 108-52 2
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Flamurtari 1 1 0 69-53 2
- Tirana 1 1 0 59-58 2
- Vllaznia 1 0 1 58-59 1
- Elbasani 1 0 1 53-69 1
- Kamza Basket 1 0 1 49-78 1
- Apolonia 1 0 1 52-108 1
- Skënderbeu 0 0 0 0-0 0