Luhen dy të parat e javës së 6-të, Skënderbeu i Lishës vendos diktatin

Share Button

AlbanianSport.com 13/11/2021 11:40

ASNN – Skënderbeu triumfon edhe në kryeqytet ndaj Tiranës, Vllaznia mund “kampionet” e Partizanit. Janë plot 6 ndeshje, po aq fitore, plot 18 sete të fituara dhe asnjë i humbur. Është ky bilanci i deritanishëm i ekipit të Skënderbeut, që po mbizotëron në Superligën e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra.

Korçaret e drejtuara nga trajneri shkodan, Besnik Lisha, fituan në sfidën e fundit 3-0 ndaj Tiranës, në një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull. Një ndeshje dhe fitore e vështirë për Skënderbeun, që vuajti jo pak për të marrë 3 pikët teksa triumfoi në 3 sete (25-22, 25-13, 26-25), por pas thuajse një ore e gjysmë lojë.

Tirana u përpoq të rivalizojë, por gaboi në momentet e fundit të setit të 3-të, edhe pse iu afrua fitores së setit në dy raste, por pa sukses. Një fitore të rëndësishme jashët fushe korri Vllaznia, që mundi 3-2 në kryeqytet Partizanin “kampion” në fuqi. Shkodranet kaluan në epërsi të dyfishtë, pasi fituan 25-23, 25-18 dy setet e para, por të “kuqtë” rikuperojnë, duke fituar 25-17, 25-16 dy setet e tjera.

Në setin final ka shumë emocione, me Vllazninë që fiton në pikët shtesë 18-16, duke

u ngjitur në vendin e dytë. Dy takimet e fundit të javës të 6-të të Superligës së Femrave, Lushnja-Flamurtari dhe Barleti Volej-Apolonia, luhen të dielën, më 14 nëntor 2021.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Superliga

 

Java e 6-të

 

Të premten, 12 nëntor 2021:

Tirana – Skënderbeu           0-3

Partizani – Vllaznia              2-3

 

Të dielën, 14 nëntor 2021:

Lushnja – Flamurtari

Barleti Volley – Apolonia

 

 

Renditja

Nr.       Skuadra         Pikë

  1. Skënderbeu  18
  2. Vllaznia         14
  3. Tirana             12
  4. Partizani        10
  5. Barleti Volej     9
  6. Apolonia          3
  7. Lushnja           0
  8. Flamurtari        0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh