Luhen dy të parat e javës së 11-të, Tirana & Kamza Basket, fitore karakteri

Share Button

AlbanianSport.com 04.02.2017 07:35

ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, është rikthyer në parket me dy ndeshjet e para të javës së tij të 11-të, që është edhe e para e fazës së 3-të dhe Tirana ka fituar në shtëpi ndaj Vllaznisë, ndërsa Kamza Basket ka shtangur Teutën në fushën e kësaj të fundit.

Bardheblutë, falë lojës së mirë të Shimës e Hysenagollit, që ishin pikëshënuesit më të mirë të ndeshjes, kanë kthyer gjithçka në favor të tyre. Duke qenë se ishte kryesfidë tradicionale e basketbollit shqiptar, edhe Salla Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ka qenë e mbushur plot si asnjëherë tjetër.

Tirana ka fituar pjesën e parë 16-14, por shkodranët kanë shpërthyer në atë të dytën, duke e fituar atë me shifrat 10-24 dhe duke shkuar në pushim në kryesim të rezultatit me 12 pikë epërsi. Bardheblutë kundërpërgjigjen, duke e fituar të 3-ën, 29-15, dhe duke marrë kryesimin e ndeshjes, 55-53.

10-minutëshi i fundit është administruar nga skuadra e trajnerit Milatoviç, që e fitojnë atë  18-14 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 73-67. Ndërkaq, në Durrës, në prag të ndeshjes me Kamza Basket, Teuta, ka përkujtuar ish-lojtarin e saj, Kleidi Lucën, të ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Kamza Basket ka fituar pjesën e parë 23-32, por Teuta ka reaguar, duke fituar të dytën 22-16 dhe në total 45-48 për miqtë. Në të tretën Kamza, duke fituar 11-18, ka thelluar kryesimin në 56-66. E fundit është 22-20 për Teutën, por kjo s’ka mjaftuar, sepse fitorja ka qenë për Kamza Basketin, me shifrat 78-86.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Superliga

 

Java e 11-të

(3-4 shkurt 2017)

 

Të premten:

Tirana – Vllaznia                              73-67

Teuta – Kamza Basket                    78-86

 

Të shtunën:

Flamurtari – Ardhmëria Basket      ora 13:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Tirana                         11        10          1        1012-734       21
  2. Teuta                          11          8          3          868-730       19
  3. Vllaznia                     11          6          5          819-773       17
  4. Kamza Basket          11          6          5          870-873       17
  5. Ardhmëria Basket    10          2          6          660-682       12
  6. Flamurtari                  10          0        10          519-957       10

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh