Luhen dy të parat e javës së 10-të, Goga Basket & Tirana, fitore formale

Share Button

Basketball-logo-Femra

AlbanianSport.com 19.12.2015 07:35

ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së 11-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe, në Sallën Sportive “Fahrije Hoti” në kryeqytet, Tirana e ka nisur me “malore”, por e përfundon me fitore.

Studenti u ka bërë rezistencë bardhebluve të Erdal Borovës deri në fund të pjesës së dytë. Por më pas nuk ka pasur më fuqi për të reaguar ndaj kundërshtarit, që në fund ka regjistruar sukses me 22 pikë diferencë, 74-52.

Tek fitorja e munguar prej një jave është kthyer edhe Goga Basket, e cila dje pasdite ka qenë e suksesshme përballë Kamza Basket në ndeshjen e luajtur në Sallën Sportive të Bathores.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Astrit Greva dhe ndihmësi Vladimir Xheka ka triumfuar me 20 pikë epërsi, 70-50, ndërsa dy takimet e tjera të kësaj jave luhen sot dhe, në mesditë, Vllaznia përballet në Shkodër me Elbasanin.

Ndërsa duke nisur nga ora 17:00, Skënderbeu pret në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës Flamurtarin. Vlonjatet kryesojnë 18 pikë, një më tepër sesa Goga Basket dhe Tirana, që sidoqoftë kanë luajtur një ndeshje më shumë.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 11-të

(18-19 dhjetor 2015)

 

Të premten:

Tirana – Studenti                             74-52

Kamza Basket – Goga Basket       50-70

 

Të shtunën:

Vllaznia – Elbasani             ora 12:00

Skënderbeu – Flamurtari   ora 17:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Flamurtari 9        9          0          687-519         18
  2. Goga Basket 10        7          3          725-632         17
  3. Tirana             10        7          3          720-645         17
  4. Vllaznia 9        5          4          606-580         14
  5. Skënderbeu 9        5          4          657-636         14
  6. Studenti 10        3          7          555-697         13
  7. Kamza Basket 10        2          8          494-589         12
  8. Elbasani 9        0          9          472-617         9

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh