AlbanianSport.com 19/10/2021 21:25
ASNN – Festival golash në Belgjikë e Stamboll, Klub Bryzh – Man. Siti 1-5, Beshiktash – Sporting Lisbonë 1-4. Liga e Kampioneve është kthyer këtë mesjavë me ndeshjet e 3-ta të fazës së grupeve dhe të martën janë luajtur takimet e vlefshme për grupet A, B, C dhe D. Në takimet e luajtura më herët, janë shënuar plot 11 gola dhe, në ndeshjet e vlefshme për grupin A, Mançester Siti nuk i ka lejuar skuadrës vendase, Klub Bryzhit, të bëjë një tjetër të papritur, pasi e ka mundur me rezultatin 5-1.
Belgët i patën marrë një barazim 1-1 Paris SG-së, duke vijuar të mundë 2-1 në Gjermani Lajpcigun, por e gjetën veten në disavantazh të dyfishtë në 45 minutat e para, pas një golit të Kanselos dhe një 11-metërshi të saktë të Mahrezit. Në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit Pep Guardiola gjeti edhe dy gola të tjerë, me anë të Uokerit dhe Palmerit, dhe, ndonëse Vanaken shkurtoi largësinë e golave për belgët, Mahrezi vulosi fitoren 5-1 të Mançester Sitit, që ngjitet në kuotën e 6 pikëve. Ndërkaq, në Stamboll, Kouts i ka kaluar portugezët në epërsi.
Dhe ndonëse Larin ka barazuar përkohësisht shifrat për turqit, është sërish i njëjti lojtar që gjen golin e dytë të Sportingut, që gjen edhe të 3-tin e në fund të pjesës së parë me anë të një 11-metërshi të saktë të Sarabias. Ndonëse Beshiktashit i është anuluar nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) edhe një gol në minutat shtesë të pjesës së parë, në pjesën e dytë janë portugezët që gjejnë në fund edhe golin e 4-t, me anë të Paulinjos. Takimet e tjera të së martës luhen duke nisur nga ora 21:00.