AlbanianSport.com 05/10/2019 22:10
ASNN – Të shtunën u luajtën edhe ndeshjet e tjera të javës së 4-t të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Kështu, në grupin A u arritën këto rezultate: Besëlidhja-Veleçiku 1-0, Erzeni-Burreli 4-0, Korabi-Shkumbini 2-1 dhe Egnatia-Dinamo 4-1.
Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, të luajtur në Stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, Kastrioti pretendent për të kaluar në Kategorinë Superiore, nuk arrin të marrë më shumë se një pikë përballë Tërbunit.
Kryeson renditjen në grupin A Korabi me 9 pikë. Ndërkaq, në Grupin B u arritën këto rezultate: Besa-Turbina 1-1, Oriku-Elbasani 0-1, Pogradeci-Shënkolli 0-0, Apolonia-Iliriae Fushë-Krujës 1-0 Kryesojnë renditjen në grupin B, Lushnja dhe Apolonia me nga 9 pikë. Lushnja ka një ndeshje më pak, teksa do të luajë të dielën me Devollin.
Kategorisë e Parë
Java e 4-t:
Grupi A
Të shtunën:
Kastrioti – Tërbuni Pukë 0-0
Besëlidhja – Veleçiku Koplik 1-0
Erzeni Shijak – Burreli 4-0
Korabi Peshkopi – Shkumbini 2-1
Egnatia Rrogozhinë – Dinamo 4-1
Grupi B
Të shtunën:
Besa – Turbina Cërrik 1-1
Oriku – Elbasani 0-1
Pogradeci – Shënkolli 0-0
Apolonia – Iliria Fushë-Krujë 1-0
Të dielën:
Devolli – Lushnja (13:00)