AlbanianSport.com 06/10/2018 17:45
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën të gjitha ndeshjet e javës së 5-të të grupit B, si dhe 4 takimet e grupit A. Kështu, në grupin A, apo grupin e Veriut, Vllaznia vazhdon të ruajë bilancin e saj të 100 % fitore, pasi ka mundur me një gol të vetëm Veleçikun e Koplikut.
Tanimë, skuadra shkodrane kryeson me pikë të plota, 15, 5 më tepër sesa Dinamo e vendit të dytë, që u ndal në një barazim pa gola në fushën e Shënkollit. Në takimet e tjera, Vlora u mund 2-3 në shtëpi nga Burreli, kurse Iliria e Fushë-Krujës dhe Korabi u ndanë në barazim 2-2.
Takimi i fundit i kësaj jave është ai midis Erzenit dhe Besëlidhjes, që do të luhet të dielën dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkaq, grupi B, apo grupi i Jugut i ka luajtur të shtunën të 5 ndeshjet.
Dhe takimi i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ai midis Apolonisë dhe Lushnjës është mbyllur në barazim 1-1. Në takimet e tjera u regjistruan rezultatet Oriku-Besa 1-1, Egnatia e Rrogozhinës- Tomori 3-2, Turbina e Cërrikut-Pogradecit 1-4 dhe Bylis-Elbasani 3-0.
Kategoria e Parë
Java e -5-të
Grupi A:
Të shtunën, 6 tetor 2018:
Vllaznia – Veleçiku Koplik 1-0
Shënkolli – Dinamo 0-0
Vora – Burreli 2-3
Iliria Fushë-Krujë – Korabi 2-2
Të shtunën, 6 tetor 2018:
Erzeni Shijak – Besëlidhja (14:00)
Grupi B
Të shtunën, 6 tetor 2018:
Oriku – Besa 1-1
Egnatia Rrogozhinë – Tomori 3-2
Turbina Cërrik – Pogradeci 1-4
Bylis – Elbasani 3-0
Apolonia – Lushnja 1-1