AlbanianSport.com 03/03/2021 17:15
ASNN – Egnatia ka mposhtur të mërkurën Flamurtarin në Vlorë me shifrat 2-1, fitore që e shkëput edhe më tepër skuadrën rrogozhinase në krye të renditjes së grupit të Jugut, me 26 pikë, 7 më tepër sesa Besa e vendit të dytë. Takimi erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të mëkurën 6 takime të javës së saj të 13-të, ndërsa dy takimet e fundit luhen të enjten.
Ndërkohë, takimi i zhvilluar në Vlorë dhe i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, midis Flamurtarit dhe Egnatias së Rrogozhinës, ka parë miqtë të kalojnë në epërsi pas vetëm 6 minutash lojë, falë një ekzekutimi akrobatik të Shtubinës. Pjesa e parë nuk do të sjellë gola të tjerë, por e dyta do të shohë Silvan të dyfishojë epërsinë e miqve pas vetëm 3 minutash.
Ndonëse Flamurtari do të shkurtojë largësinë e golave në minutën e parafundit, me anë të Aliajt, është shumë pak dhe shumë vonë, pasi Egnatia fiton 2-1 këtë takim dhe shkëput edhe më tepër skuadrën rrogozhinase në krye të renditjes së grupit të Jugut, me 26 pikë, 7 më tepër sesa Besa e vendit të dytë. Po në kuadër të grupit B apo grupit të Jugut, Pogradeci ka mundur minimalsht në shtëpi Tomorin.
Turbina dhe Besa janë ndarë me rrjeta të paprekura në Cërrik, ndërsa Lushnja ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Elbasanit. Dy takimet e grupit A, apo grupit të Veriut, kanë dhuruar fitore të vendaseve, pasi Dinamo ka mposhtur minimalisht Veleçikun e Koplikut, ndërsa Erzeni Vorën me shifrat 2-0. Dy takimet e fundit të këtij grupi luhen të enjten dhe Partizani B ndeshet në Peshkopi me Korabin, kurse Burreli pret Besëlidhjen, në takimin që do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 13:30.