AlbanianSport.com 04.05.2016 17:25
ASNN – Skënderbeu fitoi thellë 6-1 me Laçin, një fitore në kampionat që nuk përsëritej prej një viti e gjysmë. Korçarët u shfaqën të papërmbajtshëm, duke shënuar të gjithë golat në pjesën e parë. Kurbinasit realizuan të vetmin gol gjatë pjesë së dytë. Një provë force kjo e Skënderbeut, që po kërkon me ngulm titullin e gjashtë radhazi, që do të ishte një rekord i ri në Shqipëri.
Në ndeshjet e tjera, që luajtën pasdite, Flamurtari mundi 2-0 Tërbunin në Pukë. Kësisoj, skuadra pukjane është zyrtarisht e rënë që tani një kategori më poshtë. Teuta fitoi 1-0 sfidën në fushën e Bylisit, duke u barazuar me pikë në renditje me Kukësin e vendit të tretë. Nga ana tjetër skuadra e Klodian Duros e mbylli pa gola takimin e javës së 33-të me Vllazninë.
Ndërkohë, sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit njërin prej takimeve të javës së 33-të. Dhe ndeshja e përzgjedhur është padyshim ajo më e spikatur, derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit. Kjo sfidë, që luhet duke nisur nga ora 18:30, vë përballë bardhebluve thuajse të dalë nga të gjitha objektivat e sezonit, të kuqtë.
Këta të fundit cilët janë përfshirë në një betejë të ethshme për titull me Skënderbeun. Pas ndeshjeve të pasdites dhe në prag të sfidës së derbit kryeqytetas, korçarët kryesojnë tashmë renditjen me 74 pikë, 4 më tepër sesa Partizani.