AlbanianSport.com 28/06/2020 20:10
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën takimet e radhës në takimet e “play-off”-it dhe, në takimin më të spikatur, Lushnja ka mposhtur Pogradecin me rezultatin 3-2. Skuadra e trajnerit Ilir Gjyla mban gjallë shpresat për vendin në “play-off”-in për ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Lushnja ngjitet në vendin e dytë të renditjes së grupit B, me 41 pikë, dy më tepër sesa Pogradeci, por plot 5 pikë pas Apolonisë kryesuese, që të dielën mposhti Besën me shifrat e pazakonta 8-5. Në fakt, në 4 ndeshjet e luajtur të dielën në të dy grupet u shënuar plot 24 gola.
Ndërkaq, në grupin e Veriut, me barazimi 2-2 të marrë në Shijak të dielën ndaj Erzenit, Kastrioti e ka siguruar që tani edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore. Në takimin tjetër të grupit A, Korabi ka shtangur Besëlidhjen, duke fituar në Lezhë me rezultatin 3-2.