AlbanianSport.com 22.12.2016 16:15
ASNN – Janë luajtur sot 3 ndeshjet e para të javës së 18-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe Kukësi nuk shkoi dot më larg se një barazim me rezultatin 2-2 me Luftëtarin në Gjirokastër. Një përballje plot emocione, raste dhe gola. Në takimet e tjera Tirana barazoi pa gola me Vllazninë në Shkodër, Korabi mundi 1-0 Flamurtari, ndërsa Teuta fitoi 2-0 në fushën e Laçit.
Kështu, Luftëtari duket se është një prej ekipeve më në formë në Kategorinë Superiore, duke e treguar këtë jo vetëm me lojën e treguar, por edhe me rezultatet e arritura. Këtë javë edhe pse ishin përballë ekipit që kryeson renditjen, ata arritën të marrë një pikë nga ky takim, në një barazim 2-2. Korabi mposhti Flamurtarin me një gol të Plakut në pjesën e dytë, ndërsa Teuta fitoi 0-2 ndaj Laçit.
Tirana nuk arriti të merrte më shumë se një pikë nga vizita në Shkodër, ku u përball me Vllazninë, në një takim që u mbyll në barazim 0-0. Ndërkohë, superndeshja e javës do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit që do të luhet në Korçë, duke nisur nga ora 17:00. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me 32 pikë të barabarta, kundrejt 36 pikëve që ka tanimë Kukësi i vendit të parë.