AlbanianSport.com 11/02/2024 14:20
ASNN – Superliga e basketbollit të meshkujve, Tirana fiton sërish derbin me Partizanin, Teuta rigjen suksesin pas dy humbjesh. Kështu, Tirana fitoi 103-77 ndaj Partizanit të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superligës e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.
Sfida e luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet u mbizotëruar gjatë gjithë kohës nga bardheblutë, që u shkëputën që në gjysmën e parë, ndërsa 7 lojtarë të Tiranës realizuan mbi 10 pikë secili. Fitoren e parë të këtij viti gjeti Teuta, që mundi 92-73 Vllazninë në Durrës.
Një sfidë e barazpeshuar kjo në 20 minutat e para, që u mbyllën me rezultatin e ngushtë, 42-41, për vendasit. Më pas, në gjysmën e dytë, vjen shkëputja e Teutës, që e meritoi fitoren, në një sfidë ku u dalluan Memçaj, me 29 pikë dhe Bejkënn, me 27 pikë të realizuara.
Fitore të rëndësishme, për të siguruar vendin midis më të mirave sezonin e ardhshëm, arriti edhe Elbasani, që mundi Skënderbeun në Korcë 96-74. Miqtë u shkëputën që në fillim dhe e administruan më pas epërsinë, ku dallimin për verdheblutë e bëri Skëndaj, autor i 29 pikëve.
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
Të shtunën, 10 shkurt 2024:
Teuta – Vllaznia 92-73
Tirana – Partizani 103-77
Skënderbeu – Elbasani 74-96
Të dielën, 11 shkurt 2024:
Flamurtari – Fieri Basket
Apolonia – Kamza Basket
Besëlidhja (pushim)
Renditja
- Besëlidhja 24 pikë
- Vllaznia 22 pikë
- Tirana 22 pikë
- Kamza Basket 21 pikë
- Teuta 21 pikë
- Apolonia 19 pikë
- Elbasani 18 pikë
- Partizani 17 pikë
- Flamurtari 15 pikë
- Skënderbeu 13 pikë
- Fieri Basket 12 pikë