AlbanianSport.com 20/10/2018 16:15
ASNN – Përtej pozitave të kundërta të të dyja skuadrave në renditje, Luftëtari shkon në sfidën e javës së 9-të me Partizanin për të marrë maksimumin. “Partizani është ajo skuadër që është dhe që ne e njohim, e për më tepër, është kryesuesja me meritë e renditjes së Kategorisë Superiore këtë sezon”, – ka thanë trajneri i gjirokastritëve, Gentian Mezani.
Por ai kërkon nga skuadra e tij që të mos i trembet emrit të madh dhe pozitës aktuale të të kuqve kryeqytetas. “Ajo që unë dua nga skuadra është që ajo të mos tregojë më tepër respekt sesa duhet, sepse ne kemi vlerat tona, kemi lojën tonë, përtej rezultateve të kësaj faze të parë, – ka thekuar Mezani. – Kemi patur kohën e nevojshme për ta përgatitur mirë këtë ndeshje.”
Vlonjati i stolit të bluzinjve shpreson ta ketë gati grupin për sfidën e së dielës. “Të them të drejtën, nuk kemi arritur të shpesojmë nga këto situatat gripale që janë rrotull, – ka pohuar ai. – Por uroj që të mos na ndikojnë të dielën, ku synimi është padyshim marrja e një rezultati pozitiv.”. Takimi Partizani-Luftëtari luhet të dielën në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:00.