Gjergj Vyshka 14.12.2014 18:55
Në një terren të vështirë, kryeqytetasit e Dinamos kanë arritur ta gjejnë fitoren pas tre ndeshjeve negative. Gjirokastritët numërojnë rastet e humbura, kurse Devolli ankohet për goditjet standarde.
“Më vjen keq për këtë humbje të pamerituar, sepse kemi humbur raste për shënim, aq sa nuk kemi prodhuar në ndeshjen e parë në Gjirokastër”, – ka deklaruar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, duke folur pas ndeshjes.
“Problem i madh pësimi i golit nga goditjet standarde, ndonëse e kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe ishim përqendruar në një mbrojtje një për një dhe jo në zonë, – ka vijuar ai. – Megjithatë kemi dhe dy ndeshje deri në fund të dhjetorit.
“Është e rëndësishme të marrim gjashtë pikë dhe më pas kur të kthehet kampionati të mendojmë për një Luftëtar ndryshe. I uroj suksese Dinamos”, – ka përfunduar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli.