AlbanianSport.com 05.10.2014 14:20
ASNN – Gjirokastritët në kuotën zero. Librazhdasit e Gentian Stojkut surprizojnë, ndërsa e shohin veten pretendent për Superiore. Bluzinjtë nga pretendimet për në Superiore tashmë në vendin e fundit dhe luftën për mbijetesë.
“E kishim parashikuar një ndeshje të vështirë, por kurrsesi nuk e mendoja humbjen, sidomos në fushën tonë”, – ka deklaruar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli. – Ekipi është në krizë dhe kjo gjë duhet të kalojë sa më shpejt.”
“Unë si trajner vazhdoj të jem optimist, megjithëse fati nuk na ka dashur në këto dy ndeshje të luajtura në shtëpinë tonë, – ka këmbëngulur ish-futbollisti, tashmë trajner. – Kemi krijuar volum loje, por nuk kemi marrë atë që na takonte.”
“Mendoj se do ta kalojmë shpejt këtë situatë, duke punuar më fort dhe më pas të shkojmë atje ku duam”, ka thënë në përfundim të ndeshjes, trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli.