AlbanianSport.com 10.10.2016 15:25
ASNN – Dita e djeshme ka qenë pushim për Luftëtarin për të rifilluar sot stërvitjen, por vetëm me një seancë në ditë, atë të pasdites. Pas dy ditësh do të luhet ndaj Vllaznisë së Shkodrës dhe janë bërë përgatitjet e duhura për të arritur një rezultat pozitiv çka nënkupton fitoren e ndeshjes.
Për herë të parë, në ndeshjet e këtij sezoni, trajneri Milinkoviç ka në dispozicion gjithë grupin e futbollistëve dhe i jepet mundësia të bëjë zgjedhjen e duhur të lojtarëve, që do të aktivizojë në këtë takim të konsideruar tepër të rëndësishëm. Dhe kjo nga fakti se luhet ndaj një nga ato ekipe që do të rivalizojë për qëndrimin në Kategorinë Superiore.
Trajneri Mallden Milinkoviç, duke shtuar njohjen ndaj ekipeve të kësaj kategorie, pavarësisht se nuk deklaron një ndarje të skuadrave, vlerëson tre skuadra që do të jenë për titull kampion. Dhe ato janë Skënderbeun, Kukësin, Partizanin. Të tjerat, sipas tij, janë të të njëjtit nivel, përfshi edhe Vllazninë.
Prandaj kërkon me çdo kusht fitoren në takimin e së mërkurës ndaj shkodranëve.