AlbanianSport.com 27.09.2014 07:00
ASNN – Bluzinjtë gati për sfidën e parë të kampionatit dhe për të marrë tripikëshin e parë të sezonit: Tashmë kanë mbetur dhe pak orë nga zhvillimi i ndeshjes së javës së parë të Kategorisë së Parë, ndërsa Luftëtari do të presë Dinamon sot në stadiumin e tij në Gjirokastër.
Në fakt bluzinjtë e Bledar Devollit do të jenë me mungesa, por duke se qenë organika e skuadrës përbëhet nga 22 lojtarë, atëherë ky ekip duket se ka futbollistë në dispozicion për t’i zëvendësuar ato që nuk janë të gatshëm për lojë.
Për Luftëtarin do të mungojë mbrojtësi Besmir Sinani, i cili është i dëmtuar, sikurse nuk do të jetë i gatshëm edhe kapiteni i Luftëtarit, Fejzo Shenaj, i cili ka probleme fizike dhe nuk është në gjendje të zbresë sot në fushën e blertë.
E përtej kësaj, të paktën edhe sipas trajnerit Bledar Devolli, mungesat e lojtarëve nuk do të ndikojnë, përkundrazi do të shtojnë më tepër dëshirën e ekipit për të marrë tre pikët e para të këtij sezoni.
Dhe formacioni i mundshëm i Luftëtarit për ndeshjen e sotme ndaj Dinamos pritet të jetë pak a shumë ky: Thano, Rexha, Sulejmani, Frashëri, Mersini, Çaço, Lluka, Çunaj, Qejvani, Nelaj, Aliaj.