AlbanianSport.com 27.03.2015 20:35
ASNN – Portieri i Luftëtarit, Mihal Thano, e ka kapërcyer dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me skuadrën. Në një intervistë për faqen në “Facebook” të grupit të tifozëve gjirokastritë, “Shqiponjat Bluzi”, një pjesë të të cilës AlbanianSport.com jua sjell këtu, ai ka zbuluar edhe disa detaje interesante për shokët e skuadrës.
– E keni kaluar dëmtimin dhe kur do të jeni i gatshëm për të luajtur ?
– Po kam kaluar një dëmtim në shpatull. Dhe besoj këtë javë mund të filloj stërvitjen me ekipin, sepse tani kam bërë vetë vrapime dhe palestër.
– Cili është lojtari me të cilin keni më shumë shoqëri?
– Erlis Frashërin.
– Kush është lojtari më shakaxhi i ekipit?
– Janë disa, por më shumë unë dhe Frashëri (qesh).
– Kush është lojtari që luan më mirë në “Play Station” dhe i mund të gjithë?
– Frashëri i mund të gjithë.
– Po lojtari që bën më shumë zhurmë në autobus?
– Asnjeri.
– Kush këndon dhe kush kërcen më bukur?
– Unë dhe Gaba.
– Kush është, sipas mendimit tënd, lojtari më i shpejtë?
– Braho edhe Gaba
– Kush ka goditjen më të mirë?
– Dosti dhe Endri Mersini
– Po lojtari që të ka surprizuar më shumë me paraqitjen e tij?
– Frashëri… sepse nuk i njihja fare.
– Çfarë ju pëlqen më shumë nga Gjirokastra?
– Është viti i 3-të këtu në Gjirokastër dhe më pëlqen çdo gjë, pasi ndihem si në shtëpinë time.