AlbanianSport.com 04.01.2015 19:35
ASNN – Luftëtari ka afruar në skuadër tre futbollistë. Bëhet fjalë për Dostin, Tahirllarin, që janë zyrtarizuar në ekip, si dhe Brahon që pritet sot të përfundojë kontratën me presidentin e ekipi, Bime. Ishte këmbëngulja e trajnerit Devolli që Florian Braho të rikthehej në Gjirokastër pasi ka ndjerë në skuadër mungesën e një futbollisti me tipare sulmuese dhe qenia e tij në krah të Tahirllarit do ta bëjë më efikas sulmi e skuadrës gjirokastrite.
Reparti i sulmit ishte”arma “më e dobët e Luftëtarit në pjesës e parë dhe kjo u duk edhe nga fakti se tetë golat që shënoi kjo skuadër janë realizuar më së shumti nga mbrojtës e mesfushorë. Sa për statistikë, katër prej tyre u shënuan nga Frashëri që ishte i vendsosur në krahun e djathë të mbrojtjes. Me ardhjen e Dejan Dostit në këtë fazë e bën më të sigurtë mbrojtjen gjirokastrite dhe së bashku me Rexhën, Brahimin dhe Ergys Mersinin mbrojtja e Luftëtarit bëhet më shtatlartë.
Duket më e kompletuar skuadra e Luftëtarit në pjesës e dytë të sezonit dhe pozitive për të është fakti se ka zhvilluar përgatitje çdo ditë, pa marrë parasysh kushtet e motit. Kjo mundësi i është dhënë me përfundimin dhe shtrimin e fushës stërvitore me tapetin e ri, ndërkohë që në pjesën e parë të sezonit kaloi nga njëra ndeshje në tjetrën me pak ose aspak ditë stërvitjeje.