AlbanianSport.com 18.01.2015 12:05
ASNN – Trajneri bluzi vazhdon të ketë vërejtje dhe kërkesa për rritjen e ritmi të lojës të ekipit. Luftëtari ka zhvilluar një ndeshje testuese me ekipin e Nën-19-vjeçarëve, teksa ka fituar thellësisht 6-1. Të parët shënuan 19-vjeçarët e Luftëtarit, me anë të Shefqet Bonin në minutën e 13-të. Katër minuta më vonë, Ergys Mersini kthen në gol një 11-metërsh dhe Frashëri shënon golin e dytë pas një aksioni vetjak.
Afër fundit të pjesës së parë dalin në pah vlerat si lojtar sulmues të Tahirllarit, që në pesë minutat e fundit të pjesës së parë shënon tre gola dhe në minutën e 53-të golin e katërt personal dhe të gjashtin për ekipin. Ndryshimet e shumë lojtarëve nga të dyja skuadrat, në pjesën e dytë, ulën disi ritmin e lojës dhe nuk u shënuan më gola të tjerë dhe gjithçka u mbyll me fitoren 6-0 të të rriturve.
Në fund të ndeshjes, trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës së tij. Dhe kjo jo për shkak të rezultatit, por, siç u shpreh ai, në këto raste nuk janë golat, veçse mënyra e të luajturit. Dhe po sipas tij, për aq ditë që përgatitet skuadra, Luftëtari dje dha më të mirën në fushën e lojës.
Sepse ai gjatë ditëve stërvitore ka bërë më shumë vërejtje për lojtarët që stërvit, sidomos për një qarkullim më të mirë të topit në fushën e lojës. Jo vetëm kaq, por ka probleme dhe për mënyrën e pasimit të topit, që sipas tij duhet të jetë i saktë dhe cilësor. Devolli ka këmbëngulur shumë dhe në zëvendësimet e detyrave dhe roleve të njëri-tjetrit në momente të veçanta të lojës.