AlbanianSport.com 27/09/2018 21:35
ASNN – Për trajnerin e ri të gjirokastritëve, Gentian Mezani, ndeshjae Kupës me Vorën ishte një shans i mirë për të kolauduar ekipin. Por Mezani nuk ka humbur kohë për ta hedhur vështrimin tek kampionati, ku Kukësi është një provë e vështirë për vazhdimësinë e skuadrës, pas fitores 3-1 në fundjavë ndaj Teutës.
Luftëtari ka bërë formalitetin, duke e fituar edhe ndeshjen e kthimit në turin e 32-shes së Kupës së Shqipërisë ndaj Vorës dhe, për trajnerin e ri të gjirokastritëve, Gentian Mezani, kjo ndeshje ishte një shans i mirë për të kolauduar ekipin. Por Mezani nuk ka humbur kohë për ta hedhur vështrimin tek kampionati.
Atje ku Kukësi është një provë e vështirë për vazhdimësinë e skuadrës, pas fitores 3-1 në fundjavë ndaj Teutës. Vlonjati i stolit të Luftëtarit e ka edhe recetën për një rezultat pozitiv ndaj verilindorëve. Luftëtari mbyll aktualisht fundin e renditjes së Kategorisë Superiore, me vetëm 3 pikë të marra në 5 javë të para.