AlbanianSport.com 07.10.2014 20:25
ASNN – Bluzinjtë pritet të bëjnë analizën e këtyre dy humbjeve në shtëpi për të bërë kthesën e duhur. Ergys Mersini, për shkak të disa dëmtimeve në kokë, është në regjim shtrati me urdhër të mjekut. Skuadra ka qenë e kompletuar në këtë seancë stërvitore, ndërsa i vetmi që ka munguar ka qenë Ergys Mersini, i cili është dëmtuar në ndeshjen me Sopotin.
Madje për shkak të përplasjes ka marrë disa të çara në kokë dhe për këtë doktori që e ka mjekuar e ka këshilluar që të rrijë disa ditë pushim. Ndërkohë mesfushori Fejzo Shenaj vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi. Ndërkohë që humbja e dytë radhazi e detyron trajnerin Bledar Devolli të urdhërojë përsëri lojtarët të mos prononcohen për mediat sportive.
Ndoshta heshtja sportive e ka dhënë efektin e saj, pasi edhe në ndeshjen e kaluar nuk u lejuan lojtarët të flisnin për shtypin sportiv. Por dhe pse kështu përsëri bluzinjtë e morën goditjen e dytë radhazi nga një skuadër që u ngjit në Kategorinë e Parë këtë vit. Ndoshta heshtja për shtyp do ta bëjë skuadrën që të kthehet tek fitorja.