Luftëtari / Koha me diell rikthen gjirokastritët në stadium

Share Button

Luftetari-ne-stervitje-me-Bellain

AlbanianSport.com 11.10.2014 09:35

ASNN – Koha e mirë dhe me diell ka kthyer Luftëtarin në fushën e stadiumit të Gjirokastrës për një seancë stërvitore. Në të kanë rënë në sy mungesat e disa lojtarëve në stërvitje, paçka se Devolli ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit. Dy ditë më parë është dëmtuar Julian Lluka, i cili sipas mjekut të skuadrës, Bledar Late, mund të qëndrojë disa javë larg fushave të blerta. Mungesat e tjera, që janë Duka, Çunaj, Frashëri, janë dëmtime të lehta. Që do të thotë se do të jenë të gatshëm javën që vjen për ndeshjen ndaj Tomorit në Berat.

Të tre këta futbollistë do t’i bashkohen grupit të hënën, atëherë kur të nisin dhe përgatitjet për Tomorin. Ndërkohë stërvitje të diferencuar ka bërë dhe mbrojtësi Sulejmani, i cili e ka kaluar dëmtimin dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për trajnerin Devolli. E duke parë këto mungesa, Devolli ka aktivizuar këtë formacion, i cili përbëhej nga Thano, Rexha, Brahimi, Batha, Erg. Mersini, End. Mersini, Shenaj, Biraçi, Qejvani, Aliaj dhe Nelaj. Gjatë zhvillimit të ndeshjes së kontrollit, i pari i pankinës së Luftëtarit e ka ndërprerë disa herë lojën, atje ku i ka këshilluar lojtarët për pozicionet në fushë.

Madje është ndalur gjatë dhe tek dyshja sulmuese Nelaj-Aliaj, të cilët nuk i kanë shfrytëzuar si duhet rastet për shënim, teksa kanë pasur mungesë finalizimi. Madje duke parë që sulmi nuk po ecte si duhej, Devolli ka veshur dhe jelekun e ka luajtur vetë, ndërsa i ka nxjerrë sulmuesit disa përpara portës kundërshtare. Dhe ndeshja e kontrollit e djeshmja ka treguar se Luftëtari ka shumë punë për të rregulluar për t’u kthyer në atë ekip që e presin të gjithë për ta parë në fushën e lojës. Pra një skuadër të denjë për Superiore.

Lojtarët nuk e treguan nivelin e tyre më të mirë, ndërsa në fakt i pret një transfertë e vështirë si ajo e Beratit. Gjirokastritët u janë dhënë dy ditë pushim, ndërsa të hënën të gjithë kthehen në stërvitje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh