AlbanianSport.com 07.11.2014 17:05
ASNN – Pas përfundimit të stërvitjes, kapiteni i Luftëtarit, Fejzo Shenaj, do të deklaronte: “Çdo ndeshje konsiderohet e vështirë dhe nuk do të mungojë lufta sportive. Kemi një kundërshtar që nuk do të luajë ndaj nesh krejtësisht i dorëzuar, përkundrazi ka objektivat e veta dhe kërkon të mbijetojë në Kategorinë e Parë. Ne si skuadër na intereson vetëm fitorja dhe e kemi vlerësuar maksimalisht këtë përballje me kuçovarët. për t’u dorëzuar pasi çdo ekip që udhëton në fusha të huaj ka objektivat e veta.”
“Neve na intereson vetëm fitorja dhe e kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshe dhe jemi stërvitur vetëm për ta fituar këtë ndeshje, – ka vijuar futbollisti gjirokastrit. – Dua të theksoj se skuadra në dy ndeshjet e fundit ka treguar nivel të lartë dhe kjo është reflektuar dhe në rezultatet në fushë. Siç po shohim kampionati sivjet është tepër konkurrues dhe duhet përqendrim për të ruajtur ekuilibrin. Unë si kapiten u kam kërkuar futbollistëve që të hynë në fushën e lojës me kokën ulur, si dhe të vlerësojnë maksimalisht çdo kundërshtar.”
“Sepse duke qenë me këmbë në tokë besoj se do t’ia dalim me sukses në çdo ndeshje. Jo vetëm të dominojmë çdo ndeshje, por mbi të gjitha të finalizojmë saktë aksionet tona sulmuese para portës kundërshtare. Thirrja ime si kapiten dhe si futbollist i Luftëtarit është që të gjithë sportdashësit gjirokastrit të jenë të pranishëm në stadium për të festuar fitoren tonë të përbashkët”, – ka përfunduar kapiteni i Luftëtarit, Fejzo Shenaj.