AlbanianSport.com 04.10.2014 13:00
ASNN – Bluzinjtë e Luftëtarit u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve të tyre për ndeshjen që do të luajnë ndaj Sopotit sot në Gjirokastër.
Ndoshta seanca ishte parashikuar që të zhvillohej paradite, por duke qenë se stadiumi ishte zënë me një aktivitet të të rinjve, atëherë Devolli gjithçka e kishte zhvendosur pasdite.
Seanca e fundit në prag të ndeshjes me Sopotin ka zgjatur për rreth dy orë, atje ku i pari i pankinës gjirokastrite ka parë dhe njëherë gjendjen e lojtarëve të tij, ndërsa ka kryer dhe një test kontrolli.
Ndërkohë formacioni i mundshëm i Luftëtarit për ndeshjen ndaj Sopotit është: Thano, Rexha, Çunaj, Erg. Mersini, Zholi, Lluka, End. Mersini, Çaço, Qejvani, Nelaj, Aliaj.