AlbanianSport.com 10.03.2015 20:45
ASNN – Në takimin e parë me ekipin trajneri i ri i Luftëtarit, Vladimir Gjoni, deklaroi: “Për mua është një privilegj i madh të drejtoj Luftëtarin, një skuadër me emër dhe traditë në futboll”.
“Së bashku do të flasim në fushën e lojës dhe të ndryshojmë gjendjen, pasi janë mundësitë që Luftëtari të jetë sa më lartë në renditje dhe jo të vështirësojë qëndrimin në kategori”, – ka vijuar ai.
“Jemi një familje, ndaj të punojmë së bashku pa u kursyer dhe të japim maksimumin, – ka theksuar ish-trajneri i matjanëve. – Nga unë nuk do t’u mungojë asgjë dhe ju duhet të mos kurseheni, duke dhënë shpirtin dhe zemrën në fushën e lojës.”
“Ndeshjet t’i marrim me radhë dhe të mos ndikohemi se ku dhe me kë luajmë. Këtë javë kemi përballë Bylisin dhe për këtë do të stërvitemi gjatë kësaj jave. Kam bindjen se së bashku do t’ia dalim”, – ka përfunduar trajneri i ri i Luftëtarit, Vladimir Gjoni.