AlbanianSport.com 16.05.2016 15:25
ASNN – Korabi nga grupi i Veriut dhe Luftëtari nga grupi i Jugut janë dy skuadrat që kanë siguruar të drejtën të ngjiten në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar, në Kategorinë Superiore. Me 68 pikë të marra nga 21 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje, në një sezon ku kryesoi bindshëm grupin B, që prej javës së 6-të, Luftëtari arriti të përmbushë objektivin e fillimsezonit, ngjitjen në Superiore.
Krahas Korabit në grupin e Veriut, në grupin e Jugut është Luftëtari skuadra që ngjitet nga Kategoria e Parë, në atë Superiore. Skuadra gjirokastrite feston kështu rikthimin në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar pas tri sezonesh mungesë. Fitorja me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë ishte dhe mbyllja më e mirë e kampionatit për Luftëtarin, që kryesoi bindshëm grupin B, që prej javës së 6-të.
Me 68 pikë të marra nga 21 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje, Luftëtari arriti të përmbushë objektivin e fillimsezonit, ngjitjen në Superiore. Për trajnerin Gerdi Haxhiu dhe për futbollistin Ergys Mersini, ky trofe ishte kurorëzimi me sukses i një pune njëvjeçare.