AlbanianSport.com 04.03.2015 09:20
ASNN – Luftëtari ka udhëtuar pasditen e djeshme drejt Peqinit, atje ku sot do të luajë një ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë për mbijetesën në Kategorinë e Parë. Janë përballë njëra-tjetrës Shkumbini e Luftëtari, të cilat së bashku me Naftëtarin formojnë tre skuadrat, të cilat mbyllin tabelën e renditjes. Naftëtari nga ana e saj në Kuçovë do të presë Tomori dhe në një farë mënyre duket se këto dy skuadra janë marrë vesh me njëra-tjetrën, sidomos kohët e fundit.
Një gjë është e qartë Naftëtari e ka më të lehtë për të marrë pikët maksimale ndaj Tomorit, kurse Luftëtari, nëse humbet në Peqin, zhytet në fundin e ftohtë të renditjes. Gjirokastritëve ua bën më të vështirë fitoren dhe fakti që kanë 4 mungesa, ndërsa pengesa e tyre më e madhe është fakti se disa herë janë penalizuar nga gjyqtarët. Ndaj drejtuesit gjirokastrite kanë kërkuar dhe informuar nga FSHF-ja që ta monitorojë mirë këtë takim.
“Nuk do të na vijë keq nëse humbasim me meritë, por nuk duam të na ndodhë si në ndeshje me Sopotin, Bylisin e Naftëtarin. Dhe të mos na ndodhë si me Lushnjën në fushën tonë”, thonë drejtuesit e Luftëtarit. Dhe e vetmja mundësi që Luftëtari të mos mbesë në fund është që të fitojë të shtunën me Butrintin, kurse Naftëtari e Shkumbini të mos fitojnë me Bylisin e Sopotin.
Shmangia e fundit të renditjes kërkohet më insistim nga gjirokastritët, sepse dhe kalendari i fazës së tretë nuk i favorizon në takimet me ato që rrezikojnë rënien nga Kategoria. Luftëtari e nisi sezonin me idenë për t’u ngjitur në Superiore. Në pjesën e dytë të sezonit kërkoji që të ishte në pesë më të mirat e sezonit, kurse tani duhet të luftojë për mbijetesë.