AlbanianSport.com 28/08/2018 22:00
ASNN – Luftëtari shumë shpejt do të ketë një fushë të re stërvitore me të gjitha kushtet bashkëkohore. Me një investim të përbashkët të Klubit të Futbollit “Luftëtari”, FSHF-së dhe Bashkisë së Dropullit, fusha stërvitore e Derviçianit do të ketë të gjitha kushtet e duhura që futbollistët të kryejnë stërvitje normale.
Fusha do të jetë me bar natyral, ndërsa do të ndërtohet një palestër për të kryer seancat e forcës etj. Punimet për të përfunduar fushën stërvitore do të kryhen në tri faza. Fillimisht është hapur pusi, për të ujitur fushën dhe të ketë ujë të bollshëm në mjediset e brendshme.
Është korrur bari i mëparshëm dhe fusha po përgatitet që muajin e ardhshëm të mbillet me bar natyral. Aty do të vendosen edhe projektorë që në muajt e nxehtë të verës të kryhet stërvitja edhe në orët e mbrëmjes, falë ndriçimit elektrik.