Luftëtari / Donatori Muho: Ne punojmë, në Ballsh merren me llafe

Share Button

Luftetari-logo

AlbanianSport.com 29.10.2014 15:15

ASNN – Donatori Muho: “Një shprehje e urtë popullore thotë “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Këtë po bëjmë dhe ne.” Gjirokastritët vijojnë të jenë të irrituar me deklaratat e pas ndeshjes nga ballshiotët, sidomos nga trajneri Roland Nenaj, që pat thënë se është bërë presion ndaj gjyqtarëve, si dhe është thyer dera e dhomës së zhveshjeve të gjyqtarëve. Pikërisht për këtë çështje, donatori i Luftëtarit, Qazim Muho, për gazetat sportive të ditës, do të deklaronte shumë i irrituar: “Në radhë të parë jam i gëzuar që skuadra jonë doli nga stresi që kishte dhe e fitoi ndeshjen”.

“Për shkak të tre humbjeve radhazi në kampionat ishte në një gjendje shoku të rënduar dhe mendoj se fitorja me Bylisin ka ardhur si pasojë e një ndeshje të mirë që zhvilloi skuadra, – ka vijuar ai. – Ne si drejtues do të vazhdojmë të ecim përpara dhe të shohim punën tonë, ndërsa nuk duam të merremi me deklarata, apo me llafe siç po bëjnë në fakt drejtuesit e Bylisit. Ne kemi respektuar çdo kundërshtar, ndërsa drejtuesit e tyre, kushdo që ka ardhur në Gjirokastër, kanë mbetur të kënaqur nga mikpritja. Dhe këtë e ka ndjerë si Dinamo, ashtu dhe Sopoti, të cilët në fakt e kanë fituar ndeshjen e tyre kur kanë luajtur në Gjirokastër.”

“Por më habit fakti pasi drejtuesit ballshiot po hedhin baltë mbi suksesin e skuadrës sonë, – ka theksuar donatori i gjirokastritëve. – Mirëpo një fjalë e urtë popullore thotë: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Drejtuesit e Bylisit nuk morën atë që prisnin nga ndeshja me ne dhe tani kërkojnë të justifikojnë humbjen e tyre me akuza. Për mua personalisht janë njerëz që mendjen e kanë për akuza të pa vërteta. Unë jam njeri që i pranoj humbjet, pasi kështu ka luajtur skuadra në fushën e lojës. Dhe pse kemi humbur tre ndeshje ne nuk kemi akuzuar njeri.”

“Kjo fitore tani na jep moral më shumë për të përgatitur ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajmë në fushë të huaj përballë Pogradecit. Është një ndeshje shumë e vështirë, por që skuadra është duke punuar me maksimumin e vet për të marrë qoftë dhe një barazim të mundshëm. Pogradeci është një qytet që të mirëpret dhe në të luhet futboll normalisht. Kanë futbollistë e sportdashës të kulturuar e shohin vetëm ekipin e tyre. Ne jemi duke punuar që të dalim me pikë nga Pogradeci”, – ka përfunduar donatori i Luftëtarit, Qazim Muho.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh