AlbanianSport.com 30.09.2014 10:40
ASNN – Post-humbja me Dinamon duket se ka krijuar një situatë të nderë në kampin gjirokastrit. Thuhet kështu sepse dje, menjëherë pas analizës që ka bërë me skuadrën, trajneri Bledar Devolli ka vendosur heshtje për shtyp për të gjithë skuadrën.
Që do të thotë se deri në kthimin e rezultateve pozitive në kampin gjirokastrit nuk ka për të folur askush për mediet.
Ndërkohë Luftëtari i është kthyer stërvitjes, ndërsa ka nisur përgatitjet e tij për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Bylisin në Gjirokastër, si dhe për atë të fundit të javës ndaj Sopotit po në Gjirokastër.