AlbanianSport.com 13.12.2014 10:05
ASNN – Lidhur me takimin e sotëm me Dinamon, trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli është shprehur për gazetat sportive të ditës se: “E vlerësojmë Dinamon si çdo skuadër tjetër të grupit tonë. Ajo që duhet theksuar është fakti se skuadrat në grupin tonë janë shumë të forta dhe të gjitha pretendojnë të ngjiten në Kategorinë Superiore. Nuk bëjnë diferencë me njera-tjetrën dhe janë shumë afër në renditje.”
“Duke futur edhe Luftëtarin në grupin e ekipeve që pretendojnë Superioren, janë pothuaj të gjitha ekipet në garë për vendin e parë, – ka vijuar ish-futbollisti, tashmë trajner. – Ne do të shkojmë në Tiranë për fitore pa u ndikuar nga emri, apo përvoja e Dinamos. Në futboll nuk ka parashikime absolute, ndaj do të kërkojmë fitoren duke sulmuar dhe jo duke u mbrojtur.”
“Fillimi i sezonit nga ana jonë nuk ishte i mbarë dhe humbëm tre ndeshjet e fillimit, të parën me Dinamon në Gjirokastër, – ka theksuar Devolli. – Por në vazhdimësi kemi treguar se jemi një skuadër që konkurron si e barabartë me ekipet e tjera dhe loja nga ndeshje në ndeshje ka ardhur duke u përmirësuar. Jemi midis skuadrave që pretendojnë për Kategorinë Superiore.”
“Dhe e kemi shumë të qartë se fitorja me Dinamon, përveç vlerës së tre pikëve, na i bën më të lehtë të gjitha parashikimet për të shkuar më pas në Kategorinë Superiore. Madje na bën më të favorizuar për vendin e parë”, – ka përfunduar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli.