AlbanianSport.com 25.02.2015 09:35
ASNN – Trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, ka zhvilluar normalisht stërvitjenme ekipin dhe duket se e ka harruar humbjen me Naftëtarin. Dhe tashmë ka nisur të mbledhë forcat, së bashku me skuadrën, për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë në Gjirokastër përballë Lushnjës kryesuese të grupit të Jugut.
Fitorja do të jetë objektiv për të dyja skuadrat. Pavarësisht se Lushnja kërkon të mos e lëshojë kryesimin, Luftëtari, po me atë forcë dhe mobilizim, do të kërkojë fitoren, sepse çdo rezultat tjetër ia vështirëson qëndrimin në Kategorinë e Parë. Në vazhdim të kësaj faze, Luftëtari do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë, atë me Shkumbinin në Peqin.
Dhe në fund do të presë në Gjirokastër një tjetër pretendent për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore siç është Butrinti. Janë tre ndeshje, të cilat tregojnë se nuk janë të lehta për t’u fituar dhe faza e tretë mund t’ia bëjë më të vështirë kalendarin nëse Luftëtari nuk pozicionohet sa më mirë në këtë fazë.