AlbanianSport.com 09.12.2014 20:25
ASNN – Futbollisti i gjirokastritëve: “Ne nuk nisemi fare nga ideja që na ka mundur Dinamo, përkundrazi tregojmë forcën tonë”. “Luftëtari me lojën e zhvilluar në Sarandë, ndërsa asgjë nuk është e rastësishme, tregon se do të jetë pretenden kryesor për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore”, – thotë mesfushori i bluzinjve, Ervis Çaço.
“Çdo ndeshje në vazhdim do ta konsiderojmë si finale dhe pozicionimi i ekipeve, jo shumë pikë larg njëra-tjetrës, na motivon të fitojmë qoftë edhe ndaj Dinamos pretenduese, – ka vijuar ai. – Ne nuk ndikohemi fare nga fakti që blutë kryeqytetas, fitoi në Gjirokastër.”
“Humbja jonë në atë ndeshje erdhi si për fajin tonë, ashtu edhe për shkak të mungesave të shumta në formacion. Por në Tiranë ne do të fitojmë dhe nuk është thjesht dëshira ime, por mundësia që ka sot ekipi për të përballuar çdo kundërshtar”, – ka përfundon futbollisti i Luftëtarit, Ervis Çaço.