AlbanianSport.com 20/10/2018 18:45
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën 9 nga ndeshjet e javës së 6-të në të dy grupet e saj. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur, të vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut.
Kjo ndeshje u luajt në Stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës dhe është Bylisi që ka fituar me një gol në fund. Në takimet e tjera të grupit B, u regjistruar rezultatet Pogradeci-Apolonia 1-0, Tomori-Turbina Cërrik 2-1, Oriku-Egnatia Rrogozhinë 2-0 dhe Besa-Elbasani 1-0.
Ndërkaq, Grupi A, apo grupi i Veriut luajti të shtunën 4 nga takimet e tij, që dhanë këto rezultate Dinamo-Vora 2-0, Besëlidhja-Shënkolli 3-1, Vllaznia-Erzeni Shijak 1-0 dhe Burreli-Iliria e Fushë-Krujës 1-4. Takimi i fundit, ai midis Veleçikut të Koplikut dhe Korabit të Peshkopisë, luhet të dielën, duke nisur nga ora 14:00.
Kategoria e Parë
Java e 3-të
Grupi A
Të shtunën, 20 tetor 2018:
Dinamo – Vora 2-0
Besëlidhja – Shënkolli 3-1
Vllaznia – Erzeni Shijak 1-0
Burreli – Iliria Fushë-Krujë 1-4
Të dielën, 21 tetor 2018:
Veleçiku Koplik – Korabi Peshkopi (14:00)
Grupi B
Të shtunën, 20 tetor 2018:
Pogradeci – Apolonia 1-0
Tomori – Turbina Cërrik 2-1
Oriku – Egnatia Rrogozhinë 2-0
Besa – Elbasani 1-0
Lushnja – Bylis 0-1