Lorik Cana: Zgjodha Francën se këtu do të vij me Shqipërinë në “Euro-2016”

Share Button

Nante-Lorik-Cana-prezantimi-fanella

Adriatik Balla 11.09.2015 10:10

Shqipëria ka bërë një ecuri mjaft të mirë në Eliminatoret e Kampionatit të ardhshëm Evropian, duke ngjallur besim tek sportdashësit e saj por një kualifikim të mundshëm e historik. Gjasat për të qenë në Evropianin “Francë 2016” janë të mëdha, teksa mbeten dhe dy takime deri në fund, ku kuqezinjve u duhen dy fitore për të qenë të sigurt në fazën finale të Evropianit. Kualifikimi është në mendjen e çdo futbollisti të Kombëtares dhe ata nuk lënë rast pa e përmendur këtë, sidomos lojtarët që kanë lëvizur në merkaton e verës.

Një ndër ta, Lorik Cana, kapiteni i skuadrës tonë përfaqësuese, i cili kaloi tek Nanta në kampionatin francez vetëm pak ditë më parë, theksoi për mediat franceze se ai ka zgjedhur këtë skuadër dhe kampionatin e këtij vendi edhe për faktin se e sheh Shqipërinë në Evropian. Menjëherë pas prezantimit te Nanta, Lorik Cana dha përshtypjet e para për skuadrën e tij të re dhe shpjegoi arsyet pse vendosi të kthehej në Francë. Kapiteni i kombëtares shqiptare theksoi më tej se Nanta do t’i japë mundësi të qëndrojë në nivelet më të larta për të udhëhequr kuqezinjtë drejt “Euro 2016”-tës.

“Jam shumë i kënaqur, sepse isha në një moment të karrierës sime ku duhej të merrja kënaqësi nga puna ime dhe erdha në një klub ku më kanë pritur mirë dhe që më jep mundësi të vijoj një karrierë që deri në këto momente ka qenë fantastike, – ka vijuar gjakovari. – Në jetë ka momente ku duhet të marrësh vendime të rëndësishme dhe çdo person këto vendime i merr për veten e tij dhe për familjen. Trajneri dhe drejtuesit më kërkuan me ngulm, pastaj, dihet që Nanta është një klub me shumë histori në futbollin francez.”

“Unë kam luajtur për disa vite në Francë dhe e njoh historinë e Nantës, infrastrukturën dhe fansat e kësaj skuadre. Shpresoj të jap më të mirën për një sezon të suksesshëm te Nanta, – ka theksuar qendërmbrojtësi. – Për mua do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm për perspektivën e Kombëtares Shqiptare, që shpresoj të kualifikohet në finalet e “Euro 2016”-tës.” Tek Nanta Lorik Cana ka gjetur një tjetër kuqezi, Ermir Lenjanin, për të cilin rezervon fjalët më të mira. “Ermirin e njoh shumë mirë, sepse luajmë prej dy vitesh bashkë në ekipin kombëtar”, – u shpreh kapiteni i përfaqësueses kuqezi.

“Është një djalë i jashtëzakonshëm dhe me cilësi të jashtëzakonshme, – ka vijuar Lorik Cana. – Unë jam i kënaqur që ai zgjodhi ta vijonte karrierën në Francë, fillimisht me Renën e më pas me Nantën, që mendoj se i ka dhënë më shumë besim. U gëzova shumë që ai shënoi që në debutim me Nantën, por më erdhi keq që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën pasardhëse. Shoh që ai është integruar shumë shpejt me grupin. Ermiri është një djalë i qetë dhe mua më duhet ta ndihmoj pak me gjuhën, sepse ai nuk flet frëngjisht.”

Në fundjavë Nanta do të përballet me Renën në një derbi të zjarrtë, por, për Canën, që ka përjetuar situata të tilla edhe në Turqi dhe Itali, aktivizimi si titullar që në ndeshjen e parë nuk do të ishte problem. “Unë kam patur mundësi të luaj në disa derbi shumë të nxehtë si Paris SG-Olimpik Marsejë, Gallatasaraj-Fenerbahçe apo Lacio-Roma. Gjatë javës së parë më duhet të njihem me skuadrën, pastaj i takon trajnerit të vendosë nëse duhet të aktivizohem menjëherë”, – përfundoi kapiteni i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë dhe mbrojtësi më i ri i Nantës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh